Koronavirusi te Bayern, i gjithë ekipi testohet 12 orë para ndeshjes

Bayern Munich po përballet me një problem pasi koronavirusi u ‘fut’ në ekipin e tyre.

Marketing

Në testet e djeshme para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid, Serge Gnabry doli pozitiv për Covid-19.
Pasi mësoi se ishte infektuar, ai shkoi në izolim. Gnabry nuk ka simptoma, por problemi është që ai stërviti dje me pjesën tjetër të ekipit.

I gjithë ekipi gjatë paradites së sotme do t’i nënshtrohet edhe një herë testeve për virusin korona.

Ndeshja e sontme e klubit bavarez nuk duhet të vihet në pikëpyetje. Ndeshja Bayern – Atletico është në orar nga ora 21:00.

Marketing