Koronavirusi, udhëtarët në Rinas përgënjeshtrojnë kontrollet e dyfishta

Pas evidentimit të koronavirusit në Itali, ministria e Shëndetësisë, njofton se masat parandaluese dhe kontrollet janë dyfishuar në çdo pikë hyrëse dhe dalëse.

Marketing

Por udhëtarët në aeroportin e Rinasit thonë të kundërtën, duke deklaruar se kanë kaluar një kontroll rutinë.

“Jo vetëm kishte një lajmërim në aeroport se kush vjen nga kina duhet të paraqitet në një vend të veçantë.”

“Nuk kishim kontrolle.”

“Asgjë, ç’doganimi dhe erdhëm.”

Masat janë shtuar edhe në Portin e Durrësit, ku mjeku përgjegjës i karantinës së portit, Indrit Kalaja ka thënë se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

“Masat janë përforëcuar, survejanca është e lartë.”

Këtë të shtunë ministria e shëndetësisë mblodhi taskë-forcën ku u diskutua për shtimin e masave për kontroll edhe parandalim sa i përket rrezikut të përhapjes se Koronavirusit.

“Mbishtimin e kapaciteteve shëndetësore në zonat kufitare, portale, aeroportuale dhe ato tokësore, me personel shëndetësor të dyfishuar.”

Ekspertët këshillojnë qytetarët që të vetëkarantohen në rast se kanë shenja të dyshimta si të prekur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë vihet re prania e panikut mes qytetarëve, disa prej të cilëve nuk lëvizin pa maska.