Korridori 8 do të bëhet SHQIP

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shtuar ditëve të fundit aktivitetet për ndryshimin e tabelave në gjuhën shqipe në gjithë teritorin e vendit në një bashkëveprim ndër institucional .Ato që bëri të ditur Zëvendëskryeminsitri i parë, Artan Grubi mbi projektet e shumta nëpër Komunat shqiptare , pas takimeve me krerët e tyre,projektet e përbashkëta që do t’i realizohen me rëndësi jetike , sistemimi i administratorëve , ndryshimi i emrave të rrugëve dhe jo vetëm , tashmë kanë nisur të jetësohen .
Një ndër aktivitetet kryesore këtë javë është ajo e ndryshimit të emrave të tabelave të cilat deri tani ishin në gjuhën maqedonase por që brenda një kohë të shkurtër këto tabela do jenë në gjithë territorin e vendit edhe në gjuhën shqipe përfshirë edhe korridorin 8 .

Marketing

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ditë më parë duke folur për korridorin 8 tha se Qeveria në njërën nga seancat e mbajtura miratoi programin e ndërmarrjes së rrugëve e cila, mes tjerash përfshin akset rrugore, përkatësisht autostradat: Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar.Korridori 8 do të jetë poashtu me emra shqip .

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjithashtu thotë se modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grubi thotë se me miratimin e programit të ndërmarrjes së rrugëve të gjitha akset rrugore përgjatë Korridorit 8 do të rinovohen dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin nëpër autostradë moderne që do të lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Grubi gjithashtu thotë se investimi i përgjithshëm në modernizimin e Korridorit 8 arrin vlerën e një miliardë euro, kurse me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

Rustemi dhe Memeti në bashkëveprim për ndryshimin e emrave në tabela

E nënshkruar nga kreu i NP ” Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe e implementuar më pas nga drejtori i NP ” Rrugët e Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti, nisi që dje aksioni për ndryshimin e emrave të këtyre tabelave , më parë në Tetovë ndërsa sot aktivitetet në këtë drejtim janë fokusuar në kufirin me Serbinë .Drejtori i NP ” Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti tha se po vazhdojnë aktivitetet në këtë drejtim ndërsa vendosja e tabelave në gjuhën shqipe ka nisur sot nga kufiri me Serbinë dhe kjo do ketë shtrirje në gjithe zonat e vendit deri në kufi me Republikën e Shqipërisë.Tashmë ka filluar montimi i tyre.

Me ndryshimin e emrave të tabelave po rrëzohet edhe dominimi maqedonas mbi ato territore që donin të dukeshin një etnike.

Po bie njëkohësisht miti maqedonas i dominimit sepse çdo diskriminim më parë nis nga emërtimet, mbishkrimet vetëm në një gjuhë dhe jo vetëm .