Celular me internet, i vjetër disa vite kushton 600-700 euro, celular pa internet, vetëm për t`u lajmëruar kushton rreth 200 euro, televizor 32 inxh kushton 500-600 euro, dyshek për 1.000 den, frizi i vogël për 200 euro, këto janë disa nga çmimet nga burgu u Idrizovës për punët e ndaluara deri tek të cilat arrijnë të burgosurit, transmeton Almakos.

Ekipi i pamjaftueshëm i zyrtarëve policor, statusi i tyre financiar i dobët, jo profesionaliteti duke punuar me orar të gatur dhe fenomenet e korrupsionit janë disa prej arsyet për tretmanin jo adekuat e të burgosurve, sipas Raportit në hije të Kapitullit 23 për periudhën maj 2016- janar 2018 e përgatitur nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut të R.M. dhe Institutit për politika evropiane.