KOSOVA DHE MAQEDONIA SYNOJNË THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT NË FUSHËN E MJEDISIT

Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Maqedonia e Veriut, Naser Nuredini.

Pas takimit Matoshi u shpreh se me homologun nga Maqedonia, kanë diskutuar për projekte të ndryshme në fushën mjedisore dhe për një bashkëpunim të mundshëm si rajon, pasi Kosova nuk është anëtare në OKB dhe përmes Maqedonisë mund të ketë qasje në fonde të ndryshme të organizatave botërore.

“Ishte kënaqësi që me kabinetit të presim ministrin e Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini me bashkëpunëtorë, në një takim vëllazëror të dy vendeve fqinje që kanë kultivuar raporte bashkëpunimi në fushën e mjedisin. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që i kemi në luftën globale janë sfida plotësisht të përbashkëta të dy vendeve, janë probleme që i tejkalojnë kufijtë dhe vetëm se bashku mund t’i zgjidhim”

Biseduam për çështjen e cilësisë se ajrit që ka prekur edhe Maqedoninë Veriore, që parashohin 73 milionë euro për ndërrimin e filtrave të Kosovës B. folëm edhe për mbrojtjen e ujërave ndërkombëtare për mundësitë e përbashkëta për trajtimin e mbeturinave”

“Si shtet që nuk jemi anëtar në OKB kemi vështirësi sa u përket konferencave ndërkombëtare dhe aty presim mbështetjen e Maqedonisë Veriore që të jemi prezent në këto konferenca dhe të kemi qasje në fonde. Më 21 shtator do të jetë dita e pastrimit të globit ministri do të jetë në OKB ne do të jemi këtu dhe do të kemi disa aktiviteteve të përbashkëta për të dërguar mesazhin se si rajon jemi për të ndarë mbeturinat nga jeta”, tha ai.

Ministri i Mjedisit të Maqedonisë Veriore, Naser Nuredini, tha se shpreson që ky takim të jetë i frytshëm dhe bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në mes të dy vendeve.

“Mendoj që diskutimi ishte i frytshëm. Ne kemi diskutuar për menaxhimin kemi diskutuar për të punuar së bashku në çështje të ndryshme. Besoj që ky takim do të jetë vetëm fillimi shpresoj për një bashkëpunim në të ardhmen”, tha ai.

evn