Kosova dhe Moldavia ndajnë pikët në “Ennio Tardini”

Kombëtarja e Kosovës në futboll nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë, pasi luajti baras 1:1 në udhëtim te Moldavia, ndeshje kjo e zhvilluar në Parma të Italisë.

Marketing

Ishin futbollistët e Moldavisë që kaluan të parët në epërsi, Nicolaescu e bëri këtë në minutën e 20-të, transmeton Klan Kosova.

Me epërsi 1:0, u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesëlojën e dytë, Kosova ishte e tëra në ofanzivë, por që nuk arriti të shënojë më shumë se një herë.

Ndodhi kjo në minutën e 71-të, ku pas asistimit të Valon Berishës, shënoi Benjamin Kololli.

Marketing