Kosova do t’i “rrëmbejë” mjekët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Një numër i madhë i mjekëve e kanë braktisur Maqedoninë. Kjo për shkak të pagave të ulëta dhe mizore që sillen nga 300 deri në 600 euro.

Marketing

Shumica prej tyre kanë lidhur kontrata pune në Gjermani, ku edhe trajtohen me dinjitet në të gjitha aspektet, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nëse nuk realizohen premtimet për rritjen e pagave, mantelbardhët do të vijojnë të largohen derisa spitalet tona të mbeten boshë.

Me masat e marra së fundmi nga Qeveria Haradinaj, rrezikon që edhe Kosova të kthehet në një qendër graviteti për mjekët shqiptarë pasi, qeveria atje dyfishoi pagat për sektorin e shëndetësisë duke paguar me rreth 1.200 euro një mjek specialist dhe mbi 500 euro një infermier.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe do ta mbajë premtimin për rritjen e pagave deri deri më 100 mijë denarë apo 1.500 euro.

Marketing