Kosova e katërta në Europë me më së paku vdekje nga koronavirusi

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins Kosova është e katërta në Europë me numrin e vogël të vdekjeve për 100 mijë banorë.

Marketing

Në Kosovë deri tash në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje, njofton Klan Kosova.

Sipas llogaritjeve rezultat më të mirë se Kosova kanë Letonia me 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56.

Ndërkaq, në Shqipëri në 100 mijë banorë janë shënuar 1.05 vdekje, Mal të Zi 1.12, Kroaci 1.64 e Serbi 1.79 dhe në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 3.5 vdekje në 100 mijë banorë.

Marketing