Kosova e nis pa gola Ligën e Kombeve në Azerbajxhan

Kosova ka marrë një barazim 0-0 në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve. Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Kosovën, të cilët patën disa raste për shënim por nuk u shfrytëzuan si duhet, kurse pjesa e dytë i takoi Azerbajxhanit
Kosova nuk ka marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim në Baku në ndeshjen kundër Azerbajxhanit në një ndeshje që ka qenë e baraspeshuar për të dyja skuadrat.

Marketing

Pjesa e parë ishte shumë mirë e kontrolluar nga Kosova, të cilët e kontrollonin si duhet çdo pjesë të fushës.

Kosova pati një mundësi të mirë të kaloi në epërsi në minutën e 30’të me Arbër Zenelin por mbrojtja azerbajxhanëse arriti të del mirë nga kjo situatë.

5 minutat e fundit ishin tërësisht të Kosovës, me Celinën dhe Muriqin që ishin shumë afër për të shënuar.

Në pjesën e dytë pamë një tjetër Azerbajxhan, të cilët e dominuan Kosovën në të gjitha aspektet.

Mundësinë më të mirë Azerbajxhani e pati në minutën e 84 me Pasayev, por goditja e tij përfundoi jashtë fushe.

Azerbajxhani kishte një mundësi të mirë në minutën e 87’të por Nazarov për fat goditi rrjetën e jashtme.

Por, në fund Kosova bëri një mbrojtje të mirë dhe arriti që nxjerr një barazim krejt në fund të ndeshjes!

Marketing