Kosova e pa fat , Çekia me fitore kualifikohet dhe shuan shpresat e shqiptarëve

Çekia ka shënuar golin e dytë duke përmbysur rezultatin 2:1. Golin e shënoi sërish Kral, pas një goditje nga këndi. Më parë, Çekët arrijnë të barazojnë në minutën e 70 me golin e shënuar nga Kral. Ky gol vjen pasi që Kosova ka shënuar golin e parë në minutat e para të pjesës së dytë. Golin e ka shënuar su lmuesi Atdhe Nuhiu me një gol perfekt me kokë pas pasimit nga Vojvoda.

Marketing

Kombëtarja e Kosovës nuk ka treguar lojë aspak të mirë në këtë pjesë loje në Plzen, duke krijuar vetëm një rast rreziku për vendësit, shkruan lajmi.net. Mesfusha dhe faza ofensive duken komplet jashtë sistemit, duke bërë kështu që të mungojë kreativiteti në lojën e Dardanëve. Performancë për lëvdatat më të mëdha ka treguar portieri Arijanet Muric, i cili regjistroi disa pritje fantastike.