Kosova i tërheq tarifat doganore për prodhimet bujqësore

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të tërheq tërësisht tarifat doganore për produktet bujqësore. Këtë e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se pala kosovare kanë marrë parasysh argumentet që ministri Bekteshi i ka prezantuar në takimin e zhvilluar në Prishtinë ditën e premte.

Ndërkaq, pas takimit të ministrit të Bujqësisë Lupço Nikollovski të zhvilluar në Beograd, Qeveria e Kosovës mori vendim për tërheqjen prej 30% të doganave, mirëpo ajo vlente edhe më tej për shtatë produkte, prandaj Qeveria e Maqedonisë vazhdoi komunikimet me palën kosovare dhe u arrit marrëveshje për tërheqjen e plotësishme të doganave për të gjitha produktet bujqësore.

evn