Kosova kërkoi fitore, mori vetëm barazim

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka barazuar sonte në udhëtim kundër Ishujve Farore 1:1, në kuadër të grupit D3 të Ligës së Kombeve, por me ndeshjen e treguar nuk ka përmbushur pritjet e mëdha për një fitore që do t’i siguronte kualifikimin në Ligën C. Derisa në pjesën e parë futbollistët tanë ishin më të mirë në çdo aspekt, në pjesën e dytë, në pjesën e dytë ishin vendësit ata që treguan lojë më agresive në sulm, duke krijuar raste të mira për shënim.

Marketing

Ishte Milot Rashica që solli përfaqësuesen tonë në epërsi me një gol të bukur nga distanca në minutën e nëntë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kosova nisi të aktivizohej më tepër në mbrojtje dhe kjo i kushtoi me pësimin e golit përmes Joensen në minutën 50, pas gabimit të Rrahmanit. Hansson kishte rast për të shënuar në minutën 72 për Ishujt Farore, por goditja e tij u ndal nga portieri Ujkani, ndërsa në kundërsulm Kosova rrezikoi përmes Shalës, por serish pa konkretizim.

Zeneli në minutën 76 pati rast të mirë të sjellë Kosovën në epërsi, por goditja e tij u bllokua nga futbollistët vendës. Vendësit në vazhdim të ndeshjes morën dominimin në fushë duke rrezikuar portën tonë, gjithnjë në kërkim të fitores, por pa mundur të shënojnë. Nuhiu në këtë ndeshje u ndëshkua me karton të verdhë, pas një ndërhyrje të palejuar dhe ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen e radhës kundër Maltës.

Ndryshe, Kosova në këtë ndeshje luajti pa Kryeziun e suspenduar dhe Kolollin, autorin e dy golave kundër maltezëve, për shkak të lëndimit. Në ndeshjen e parë në shtator, Kosova pati shënuar fitore kundër Ishujve Farore me rezultat 2:0.Kosova prin në tabelë me tetë pikë, para Azerbajxhanit me 6 pikë.