Kosova kërkon ndihmën e Turqisë për të luftuar përhapjen e virusit korona

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimit e pandemisë së COVID-19.

Marketing

“Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje mjeksësore, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook.

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip…

Publiée par Hashim Thaçi sur Jeudi 19 mars 2020

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë konfirmuar më 13 mars.

Deri më tani janë raportuar 20 raste me infeksion.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa për luftimin e sëmundjes, përfshirë shpalljen e gjendjes emergjente për shëndetin publik.

Marketing