Kosova lehtëson masat e izolimit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Marketing

Sipas tij, nga 4 maji qytetarët do të mund të lëvizin më shumë, nga 1.5 orë në 3 orë në dy orare, paradite dhe pasdite.

“Arritëm që ta ulim përqindjen e të infektuarve. Falë kësaj, tash mund të zbusim këto masa. Do të kemi ditë të mira me më pak të infektuar ashtu si do të kemi të vështira me më shumë të infektuar, por mbesim me shpresë që masat e reja do të na çojnë përpara e jo mbrapa”, ka thënë Vitia.

Ai ka bërë të ditur se do të bëhet hapja e ekonomisë në tri faza, duke përmendur ndërtimtarinë, patundshmërinë, tregtinë e automjeteve, zyrat e konsulencës etj.

Marketing