Deri sa në sfond gjendej trofeu i kampionatit Evropian, në afërsi të tij u panë selektori i Kosovës, Bernard Challandes dhe trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski.

Në mesditën e sotme u hodh shorti për caktimin e vendit ku do të luhet finalja e “Final Four”-it të ligës se Kombeve, e që për fat të keq Kosovës, i duhen dy fitore në udhëtim, për të siguruar fluturimin historikë, për në Euro 2020.

Fotografia flet shumë para këtij takimi, dy shtete ballkanike që kërkojnë me ngulm të sigurojnë biletën për evenimentin më madhështor në Evropë.

Kosovës i duhet njëherë të kalojë mbi Maqedoninë e pastaj të ndeshet me Bjellorusinë përkatësisht Gjeorgjinë. Ndeshje këto që zhvillohen në kuadër të grupit D, të ligës së Kombeve.

evn