Kosova mbyll kufijtë tokësor për shkak të koronavirusit

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Kosovë, Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka filluar zbatimin e vendimit për mbylljen e kufijve për shtetasit e huajë.

Marketing

Ky vendim nuk vlen edhe për qytetarët kosovarë, njofton Klan Kosova.

QKMK ju informon se me datën ,14.03.2020, ora 06:00, Qeveria e Republikës së Kosovës për arsye të pandemisë #COVID-19 ka marr vendim:

– Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në #Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët #kosovarë, të gjithë shtetasit e #Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë.

– Nga data 16 mars 2020 ora 24:00, bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të udhëtimit ajror në Aeroportin e Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake, dhe emergjencave medicinale (MEDIVAC). Përjashtim bëjnë linjat e udhëtimit në ardhje me ekuipazh, por pa udhëtarë që shërbejnë vetëm për largim të udhëtarëve nga #Kosova.

Marketing