Kosova me masë të re “patriotike” kundër produkteve të huaja

Udhëzimi administrativ i cili është finalizuar tashmë dhe që deri në fund të muajit është planifikuar të miratohet, përcakton rregullat lidhur me vendosjen e kësaj etikete që tregon flamurin e shtetit të origjinës së mallrave.

Marketing

“Flamuri i origjinës së produktit duhet të vendoset afër çmimit të shitjes apo çmimit për njësi, jo më larg se 1 centimetër nga çmimi i produktit; Madhësia e flamurit që tregon origjinën e produktit të shtetit duhet të jetë në madhësi proporcionale me çmimin e produktit”, thuhet në dy paragrafët e parë të nenit të katërt. “Origjina e produktit të importuar përcaktohet nga autoritetet doganore”.

Neni pasues kërkon që flamuri i vendit të origjinës të jetë i vendosur në mënyrë të qartë dhe të jetë gjithherë i dukshëm për konsumatorin. Forma e flamurit është përcaktuar të jetë drejtkëndore me dimension prej 1.5 centimetrash gjerësi dhe 1 centimetër lartësi. Dimensionet është paraparë edhe të ndryshohen, “në rastin kur natyra ekspozuese e kërkon një gjë të tillë, mirëpo gjithherë duke ruajtur origjinalitetin dhe dukshmërinë e flamurit”./Koha.net

Marketing