Kosova në agjendën e takimit Putin-Vuçiq

Rusia vazhdon të mbetet partneri i besueshëm i Serbisë tha ambasadori rus në Beograd Alexandër Çepurin, para takimit që pritet të mbahet mes presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe atij serb, Aleksandër Vuçiq.

Marketing

Takimi i ardhshëm i kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me atë të Rusisë, Vladimir Putin, i treti brenda nëntë muajve, do të jetë konfirmim i mirëbesimit dhe i mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, ka thënë sot ambasadori rus, derisa ka shtuar se ky takim do të theksoj edhe mundësin dhe nevojën për të dyja shtetet për të mbrojtur interesat kombëtarë.

Çepurin po ashtu ka thënë se Kosova do të jetë lartë në agjendën e bisedimeve në mes të dy shtetarëve.

Ai nder të tjera ka deklaruar se Rusia edhe më tej fuqimisht e përkrah Serbinë në mbrojtjen e interesave kombëtare, sovranitetin dhe integritetin territorial në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

Sipas tij, zgjidhja për “çështjen e Kosovës”, përkundër letrave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, nuk është afër, derisa ka shtuar se“Rusia përkrah opsionin e Serbisë për Kosovën”.

Vizita e Vladimir Putinit në Serbi do të jetë me ftesën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Marketing