Kosova nuk figuron në listën e Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë sa i përket testeve për Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka publikuar një tabelë lidhur me vendet e Evropës Juglindore që kanë numrin më të lartë të testeve për Kovid-19, por në këtë tabelë nuk përfshihet Kosova, përcjell INA.

Marketing

Kosova e cila është ndër vendet që ka realizuar një numër të madh të testeve dhe radhitet në vendin e katërt para Rumanisë, Turqisë, Serbisë, Shqipërisë dhe vende tjera. Vendi i parë është Kroacia me 2395 teste, më pas vjen Maqedonia e Veriut me 2362 teste, vijon Greqia me mbi 2 mijë teste, Mali i Zi me 1899 teste dhe menjëherë radhitet Kosova me 1871 teste. Pas Kosovës vijnë Turqia, Bosnja, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, etj.

Tabela është promovuar edhe nga ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, i cili ka shkruar se Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon për sa i përket numrit të testeve të koronavirusit të kryera për 1 milion banorë. Megjithatë pritet që Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë të përmirësojë lëshimin e tillë dhe ta përfshijë në listë edhe shtetin e Kosovës.

Marketing