Kosova nuk ia del as ndaj Sllovenisë

Kosova ka pësuar humbjen e radhës vetëm tri ditë pasi u mposht në Shkup.

Marketing

Skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes u mposht nga Sllovenia në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-1.

Golin e vetëm për sllovenët e shënoi Haris Vuckic në minutën e 22-të.

Kosova pati disa raste të mira por që nuk e gjetën rrjetën.

Dardanët gjithashtu e patën edhe posedimin e topit por që aksionet e tyre ndaleshin nga mbrojtja e Sllovenisë.

Me këtë humbje, Kosova është në vendin e tretë me një pikë sa ka edhe Moldavia derisa Sllovenia dhe Greqia ndajnë dy vendet e para me nga 7 pikë.