Kosova nuk planifikon heqjen e doganës për Maqedoninë

Kosova të dalë nga marrëveshja e CEFTA-s. Kjo është një prej kundër masave që do ta kërkojnë autoritetet serbe në takimin e vendeve të rajonit që do të mbahet të mërkurën. Kjo vijon pasi Kosova vendosi dogana shtesë prej 30% për importin e rreth 20 produkteve bujqësore. Ministri serb i tregtisë dhe turizmit, Rasim Lajiq pohon se nuk pret që Prishtina ta tërheq këtë barrierë jashtë doganore që vlen për të gjitha shtetet ndërsa dëmin më të madh e pësojnë Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina.

Marketing

“Kuptohet, presioni jonë ndaj Komisionit Evropian do të jetë permanent pasi sjellja e këtillë duhet të ndërpritet ose Prishtina të dalë formalisht nga marrëveshja e CEFTA-s. Mendoj se kjo nuk është korrekte pasi në këtë mënyrë i shfrytëzojnë dobitë, ndërsa kur t’ju kujtohet, vendosin barriera jashtë doganore ndaj partnerëve”, deklaroi Rasim Lajiq, ministër i tregtisë dhe turizmit, Serbi.

Nga Ministria e Bujqësisë shprehen se ende janë duke u zhvilluar bisedimet me autoritetet në Prishtinë. Do të pritet epilogu nga mbledhja e së mërkurës e vendeve anëtare të CEFTA-s, ku do të kërkohet nga Kosova që ta tërheqë masën. Nëse nuk ndodhë kjo, Maqedonia do të miratojë masa për mbrojtjen e prodhimtarisë vendore.

Ministria e Bujqësisë:
“Qeveria bën çmos që të mos vjen deri te situata që të vendosim kundërmasa, si përgjigje ndaj veprimit të Kosovës. Presim që Qeveria e Kosovës të tërheqë masën e miratuar me çka do ta tejkalojmë kontestin”

Ndërkohë, tashmë dy ditë në pikën kufitare Bllacë nuk ka kaluar as një kilogram pemë ose perime drejt Kosovës. Tregtarët alarmojnë se produktet bujqësore prishen nëpër magazina meqë tregtarët kosovarë nuk i blejnë ato. Dogana plotësuese ndaj produkteve bujqësore filloi më 19 korrik. Vitin e kaluar nga Maqedonia në Kosovë janë eksportuar pemë dhe perime në vlerë prej 6 milionë euro, ndërsa vetëm nga fillimi i këtij viti eksporti është mbi 2,5 milionë euro.

Marketing