Kosova pjesë e listës së regjistrimit në Netflix

Platforma video streaming Netflix tashmë ka vendosur ta njohë Kosovën duke ju dhënë mundësi Shqiptarëve përdorues të regjistrohen nga Kosova.

Shtimi i Kosovës në listën e vendeve ku përdoruesit mund të regjistrohen erdhi pas një peticioni online që u nënshkrua nga 37 mijë Shqiptarë. Ata i bënin kërkesë që Kosova të vendoset në listën e Netflix.

Marketing

Në peticion theksohet se Kosova është një shtet i pavarur dhe me institucionet e veta ndërsa Netflix si kompani Amerikane duhet ta njohë Kosovën duke qenë se SHBA-të janë një prej mbështetësve më të mëdhenj të pavarësisë.

Deri dje kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre automatikisht njihej si pjesë e Serbisë. /PCWorld Albanian

Marketing