Kosova regjistron 14 viktima dhe 555 të infektuar me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 555 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,340 mostrave.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 14 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të mërkurën janë regjistruar edhe 324 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,722.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 40,672 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,040 pacientë kanë vdekur.

Marketing