Kosova regjistron 178 raste me koronavirus dhe 1 humbje jete

Kosova ka konfirmuar në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private 178 raste pozitive.

Marketing

Brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast  vdekjeje me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Prishtinë (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusi dhe 1.545 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Marketing