Kosova regjistron 178 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë të shtunës ka regjistruar 178 raste të reja me koronavirus – njëherësh shifra më e lartë e infektimeve ditore, që prej paraqitjes së rasteve të para me këtë virus, në mars të këtij viti.

Marketing

Më herët gjatë ditës së shtunë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës njoftoi për gjashtë viktima nga koronavirusi. Por, në njoftimin e IKSHPK-së, raportohet edhe për dy raste të reja të vdekjeve, duke e çuar në 66 numrin e përgjithshëm të viktimave.

50 TË SHËRUAR DHE 178 RASTE ME COVID-19!Sot më 04 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Samedi 4 juillet 2020

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, 50 pacientë janë shëruar, duke e çuar në 1,874 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Sipas të dhënave, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, deri më 4 korrik, janë regjistruar 3,356 raste me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), ndërkaq 1,416 janë raste aktive.

Marketing