Kosova së shpejti me Konsullatë të Përgjithshme edhe në Strugë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka provuar kërkesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të hapur Konsullatën e Përgjithshme në qytetin e Strugës.
Kjo Konsullatë do të mbulojë edhe Ohrin, Resnjën, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kërçovën dhe Dibrën.

Marketing

Lajmin për aprovim të kësaj kërkese, ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ia ka bërë të ditur Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për eurointegrime i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Kisha nderin që në emër të institucioneve dhe të ambasadës së Kosovës, të falenderoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim dhe marrëdhënie të shkëlqyera me Republikën e Kosovës”, ka thënë ambasadori Dedaj.

Marketing