Kosova shënon 767 raste të reja me Kovid 19 dhe 8 viktima

Kosova ka shënuar 767 raste pozitive dhe 8 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se rastet e reja kanë dalë nga testimi i 2.178  tamponëve. Ndërsa viktimat janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Po në 24 orët e fundit, 186 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë, prej fillimit të pandemisë shkon në 26.888. Prej tyre, 784 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19.

Kosova numëron 9.418 raste aktive.

Marketing