Kosova shteti më i lumtur në rajon, Maqedonia e fundit

Raporti i fundit i lumturisë nëpër botë, i hartuar nga Rrjeti për Zgjidhje të Qëndrueshme Zhvillimore në kuadër të OKB-së, e rendit Shqipërinë në vendin e 107.

Marketing

Kosovarët rezultojnë më të lumtur sesa shqiptarët, duke qenë se në listë figurojnë në vendin e 46; Serbia radhitet e 70-a; Mali i Zi mban vendin e 73-të; Kroacia atë të 75-tin; Bosnje-Hercegovina të 78-in dhe Maqedonia të 84-tin.

Anketimi zhvillohet në 156 vende të globit dhe konsiderohet një studim historik i gjendjes së lumturisë botërore. Një pjesë e atij të sivjetshmit fokusohet te lumturia dhe komuniteti. Ai synon të tregojë sesi ka evoluar lumturia gjatë dhjetëra viteve të fundit, e këtu merr parasysh zhvillimin e teknologjisë, normat shoqërore, konfliktet, apo politikat qeveritare që i kanë nxitur këto ndryshime.

Vendi më i lumtur i botës, sipas raportit të këtij viti është Finlanda, e pas saj në listë rreshtohen vende që kanë rezultuar vazhdimisht në mesin e më të lumturve: Danimarka, Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Austria.
Shtetet e Bashkuara ndërkohë renditen në vendin e 19, duke shënuar rënie me një vend krahasuar me një vit më parë. Fundin e listës e zënë Afganistani dhe Sudani Jugor.

Marketing