Kosova si pjesë e Koalicionit Global kundër ISIS – qëndron e paluhatur në luftimin e ekstremizmit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova qëndron e pahuhatur në luftimin e ekstremizmit.

Marketing

“Jemi duke e përcjellur me vëmendje operacionin e largimit të trupave ushtarake amerikane nga Siria, pas mundjes së kalifatit territorial ndaj ISIS-it”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Në partneritet të plotë me ShBA dhe aleatët e koalicionit global, kundër ISIS, Kosova qëndron e paluhatur në misionin e mundjes së qëndrueshme dhe çrrënjosjes së ISIS dhe elementeve tjera të ekstremizmit të dhunshëm, globalisht”.

“Duke marrë parasysh se fitorja në Siri nuk sinjalizon fundin e Koalicionit Global kundër ISIS, Kosova si pjesë e këtij Koalicioni në këtë luftë, që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendosmëri do të vazhdojë t’i jetësojë përgjegjësitë dhe rolin e saj ndaj sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare”.

Marketing