Kosova siguron kualifikimet për Kupën e Botës në futsall

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka siguruar kualifikimet për Kupën e Botës.

Marketing

‘Dardanët’ kanë shënuar edhe fitoren e dytë në grupin parakualifikues, për t’u rreshtuar te skuadrat që do të luajnë në kualifikimet për Kupën e Botës.

Në ndeshjen vendimtare, Kosova ka mundur 5:3 Kombëtaren e Andorrës.

Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën, që po ashtu kishte mundur edhe Norvegjinë.

Së bashku me Kosovën, grupin ka kaluar edhe Bjellorusia.

Marketing