Kosova sot ndeshet me Ishujt Faroe

Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës ndaj Ishujve Faroe në Ligën e Kombeve. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit Torshavn dhe fillon nga ora 18:00. Për Ishujt Faroe me rëndësi është fitorja për të i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm, ndërsa për Kosovë ka rëndës fitorja për ta forcuar pozitën e liderit në krye të tabelës si dhe për të qenë një hap më afër kualifikimit. Kosova është lider e Ligës D në grupin 3 të Ligës së Komeve.

Marketing