Kosova synon pesë medalje në Grand Prix Budapest

Xhudistët nga Kosova do të kenë një tjetër sfidë të rëndësishme sot, në Budapest.

Marketing

Hungaria do të jetë vendi që do të organizojë Grand Prixin e radhës, i cili do të mbahet në kryeqytetin Budapest.

Në këtë GP, Kosova do të përfaqësohet me pesë sportistë, të cilët synojnë të sjellin medalje në sirtarët e tyre.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi, Akil Gjakova e Loriana Kuka do të jenë përfaqësues të Kosovës në Budapest, të udhëhequr nga Driton Kuka.

Distria raundin e parë do ta kalojë pa duel, kurse në raundin e dytë e pret ballafaqimi me rusen Sabina Giliazova.

‘Mbretëresha’ e xhudos, Kelmendi, gjithashtu raundin e parë e kalon pa duel, kurse në raundin e dytë pret të mësoj kundërshtarin e duelit Luz Olvera – Katina Szabo, shkruan lajmi.net.

Njësoj qëndron situata edhe për Akil Gjakovën, i cili në raundin e dytë do të përballet me fituesin e duelit Constantin Gabun dhe Nour Eldin Hamada.

Edhe Nora Gjakova e Loriana Kuka nuk do të kenë kundërshtare në raundin e parë, për të pritur dhe mësuar kundërshtaret nga duelet Diana Dzhigaros – Ghofran Khelifi (Nora), dhe Marie Branser – Fanni Toth.

Blloku i parë i këtyre garave fillon sot, me fillim nga ora 10:30.

Urojmë që Kosova edhe një herë të lartësohet në garat e xhudos, falë këtyre sportistëve të mrekullueshëm që udhëhiqen nga Toni Kuka.

Marketing