Kosovë: 11 viktima, 539 të infektuar me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën 539 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,219 mostrave.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 11 viktima.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç), Prizren 2 raste (75, 65 vjeç), Dragash 1 rast (64 vjeç), Drenas 1 rast (82 vjeç), Gjakovë 1 rast (77 vjeç), Gjilan 1 rast (44 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Pejë 1 rast (65 vjeç), Rahovec 1 rast (82 vjeç)”, është thënë në njoftimin e IKSHPK-së.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën janë regjistruar edhe 574 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 13,579.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 39,596 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,016 pacientë kanë vdekur.