Kosovë/ 3 viktima, 461 raste të reja me koronavirus

Kosova, ka regjistruar në 24 orët e fundit 461 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 3.138 mostrave në institucionet publike dhe ato private. Numri i infektimeve është rritur pasi ditën e djeshme u regjistruan 368  raste.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë regjistruar 3 viktima si pasojë e COVID-19, po në 24 orët e fundit. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

Gjithashtu njoftohet se janë shëruar 319 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6.829.

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 67.469  persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1.582  pacientë kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë.

Marketing