Kosovë, 4 viktima dhe 733 raste të reja me Covid-19

Katër persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 733 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Marketing

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.519 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (75 vjeç), Prishtinë 1 rast (62 vjeç), Shtime 1 rast (77 vjeç), Skenderaj 1 rast (72 vjeç).

Marketing