Kosovë, 83 aksidente brenda 24 orëve

Gjatë sezonës verore është rritur numri i veturave, po ashtu edhe i aksidenteve në trafik.

Marketing

Vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka evidentuar 83 aksidente.

57 nga këto aksidente kanë qenë vetëm me dëme materiale, ndërsa 26 me të lënduar.

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 1021 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, janë arrestuar 20 persona.