“Kosovë-Angli”, Prishtina mbushet me tifozë anglez

Kosova nesër do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për në evropianin Euro 2020, ndaj kombëtares angleze.

Marketing

Ani pse Kosova nuk ka gjasa për një kualifikim tutje, interesimi për këtë ndeshje si nga “Dardanët”, ashtu edhe nga tifozët e Anglisë është jashtëzakonisht i madh.

Sheshet e Prishtinës gjatë ditës së sotme janë mbushur me flamuj të shtetit të Anglisë, si dhe me tifozë të këtij shteti mik, që kanë ardhur për ta përcjellë nga afër kombëtaren e tyre, edhe pse disa ende nuk kanë arritur të gjejnë biletat.

Njëri nga tifozët me fat që kishte arritur të gjente biletë, ishte Michael Yuits, i cili kishte arritur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Ai ishte i mahnitur me qytetin e Prishtinës e sidomos me sjelljen e qytetarëve të kryeqytetit ndaj tyre.

Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë luhet nesër me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Marketing