Kosovë, avokatët në bojkot të përgjithshëm

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe avokatët sot do të hyjnë në bojkot të përgjithshëm.

Marketing

Ky bojkot vlen për të gjitha gjykatat, prokuroritë dhe policinë në tërë territorin e Kosovës, kjo deri në tërheqjen e urdhëresës dhe rekomandimit nga KGJK.

Këshilli Drejtues i OAK më datë 05.01.2019 në mënyrë unanime ka vlerësuar që Urdhëresa e Gjykatës Themelore në Prizren e datës 08.08.2018 dhe rekomandimi i KGJK-së i datës 27.12.2018 paraqesin shkelje themelore të parimit të qasjes në drejtësi dhe si të tilla janë të papranueshme.

Marketing