Seanca e thirrur nga opozita është shtyrë për nesër, në orën 10:00.

Kjo u bë me kërkesë të iniciuesve të kësaj seance të jashtëzkaonshme.

Seanca fillimisht u paralajmërua se do të nisë në orën 19:30, por ani pse kaluan goxha minuta nga koha e paralajmëruar, në këtë seancë pati probleme me kuorumin.

Në një situatë të tillë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se nuk nuk i mbyllë punimet e seancës, por kërkoi ose pauzë ose mbledhje të Kryesisë.
Pasi u vendos për pauzë gjysmëorëshe, seanca nuk nisi sërish.