Djali dhe vajza e 85 vjeçarit nga Dumnica që është viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë po shkojnë drejt shërimit nga ky virus.

SH.H e ka konfirmuar për Klan Kosovën se atij dhe motrës iu kanë rezultuar testet negative për Covid-19.

Të dy pritet që ta kenë edhe testimin e fundit dhe nëse dalin sërish negative, atëherë do të lirohen nga Spitali Infektiv ku edhe janë duke u trajtuar.

Edhe nënkryetari i komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, e ka konfirmuar se sot e ka marrë informaconinse djali q¡ erdhi nga Italia dhe vajza e familjes Halitit kanë dalë negativë në testimin që iu është bërë.

Rudari ka thënë se me lirimin e tyre nga spitali, shpreson që karantina të ndërpritet si masë për fshatrat Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar se për të konstatuar shërimin e një pacienti me Covid-19 nevojiten të bëhen dy testime dhe vetëm nëse të dyja dalin negative, mund të konstatohet se pacienti është shëruar.

85 vjeçari nga Dumnica e Podujevës që u bë viktima e parë e koronavirusit në Kosovë kishte edhe sëmundje të tjera tjera kronike.