Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është kërcënuar me jetë nga persona të panjohur.

Këtë e bën të ditur ekskluzivisht e përditshmja “online” e Kosovës, “IndeksOnline”.

Kërcënimi drejtuar kryeministrit ka detyruar autoritetet vendase të zbatimit të ligjit të shtojnë masat e sigurisë për Haradinajn.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë thënë për këtë portal se, prej ditësh është përforcuar mbrojtja e afërt e kryeministrit kosovar, ndërkohë që masat do të qëndrojnë në fuqi deri në një vendim të dytë, kur të shihet e arsyeshme se shkalla e rrezikshmërisë ka rënë.

Edhe pse nuk thuhet se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, po këto burime thonë se ai është marrë në konsideratë dhe po trajtohet seriozisht.