Kosovë/Kovid 19 merr edhe një viktimë

Edhe një pacient me koronavirus ka vdekur në Kosovë.Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate për media nga Klinika Infektive në Kosovë.
“Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria”, thuhet në njoftim.
Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Marketing

Kjo është viktima e 31-të nga koronavirusi në Kosovë.

Marketing