Kosovë/ Marrëveshje pa koalicion, AKR pjesë e listës së LDK-së në zgjedhje

Aleanca Kosova e Re ka arritur marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, si pjesë e listës së LDK-së.

Marketing

Megjithëse kërkesa dhe dëshira e AKR-së së Behgjet Pacollit, ka qenë që të ketë koalicion, marrëveshja është bërë që të shkohet me listë të përbashkët, ku në këtë listë, AKR do të ketë 10 kandidatë për deputetë. Lajmi është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Në këto zgjedhje do të shkojmë me listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Dëshira edhe kërkesa ka qenë me pas koalicion, por marrëveshja është arrit që të shkojmë në listë të përbashkët. Në këtë listë, AKR do t’i ketë dhjetë deputetë”, tha Makolli.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 17:00 janë paraqitur vetëm dy koalicione parazgjedhore, atë Vakat dhe Zajedno. Partitë kanë afat deri në orë 18:00 për të zyrtarizuar koalicionet parazgjedhore, për tu regjistruar në zgjedhje.

Marketing