Kosovë/ Në Infektive, 85 pacientë me koronavirus; 6 prej tyre në gjenjde kritike

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë të shtrirë 85 pacientë me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Marketing

Në raportin e Infektivës thuhet se “42 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, ndërsa në repartin e mjekimit intensiv “janë duke u trajtuar 6 raste në gjendje kritike”.

“Sot nga klinika do të lirohen tetë raste të shëruara nga infeksioni me Covid-19, si dhe dy raste ende pozitive, por në gjendje stabile”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se në njësinë intensive tek objekti i Mjekësisë Sportive janë tre pacientë.

“Në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë janë të shtrirë 22 raste të dyshuara me Covid-19 dhe 4 raste me Covid-19, që pritet të transferohen në Klinikën Infektive”, bën të ditur raporti.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 2,268 raste me koronavirus.

Prej tyre, 1,108 janë shëruar dhe 38 kanë vdekur.

Marketing