Kosovë, rrethohet Klinika Infektive, numër i madh i forcave policore

Numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës janë parë mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës janë parë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Marketing

Edhe pse ende nuk dihet pse po ndodh një gjë e tillë, fotografitë që ka siguruar lajmi.net, shihet se Policia e Kosovës ka rrethuar me shirit policor këtë klinikë.

Lajmi.net, ka tentuar që të kontaktojë me Policinë e Kosovës, zyrtarë të QKUK-së, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ndërkohë, në medie është duke u raportuar se, dyshohet se mbrëmë kanë vdekur katër persona si pasojë e mos punimit të respiratorëve. Megjithatë, deri tash asgjë nuk ka zyrtare.

Theksojmë se vetëm të shtunën në Klinikën Infektive kanë vdekur tetë pacientë të cilët ishin të prekur me koronavirus.

Më poshtë ju sjellim fotografitë. /Lajmi.net/

Marketing