Kosovë/ Shkon në 20 numri i të infektuarve me virusin korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se të mërkurën është konfirmuar edhe për një person të prekur me koronavirusin e ri.

Marketing

“Rasti i konfirmuar është rast kontakti nga fshati Bradash-Podujevë, e gjinisë femër 55 vjeç”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Në njoftim është thënë edhe se deri më tani ky Institut ka kryer 308 teste të personave që dyshohet se janë prekur nga sëmundja COVID-19.

Me rastin e fundit, në Kosovë deri më tani është raportuar për 20 persona të infektuar me koronavirus.

EDHE NJË RAST I KONFIRMUAR ME KORONAVIRUS! Nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Mercredi 18 mars 2020

Marketing