Kosovë/Tetë pacientë me koronavirus në oksigjenoterapi, të tjerët në gjendje stabile

Derisa në Kosovë deri në këto momente 63 persona kanë rezultuar pozitivë me pandeminë COVID-19, gjendja e 28 pacientëve të cilën ndodhen në Klinikën Infektive është stabile.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha e cila tha se gjendja e pacientëve për momentin është stabile, derisa 8 prej tyre kanë nevojë edhe për oksigjen.

Deri në këto momente nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik janë testuar gjithsej 732 mostra të dyshimta në virusin COVID-19, dhe prej tyre, gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63) raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Drejtoresha e kësaj klinike theksoi se pacientët që po trajtohen në këtë klinik janë të moshave të ndryshme.

“Për momentin në Klinikën infektive i kemi 28 pacientë të cilët janë të konfirmuar me COVID pozitiv prej tyre 20 janë në gjendje stabile, kurse 8 raste janë raste të cilat kanë nevojë për oksigjenoterapi. Gjendja e pacientëve për momentin është stabile, vazhdimisht janë duke u përcjell nga ekipet mjekësore në repartet e izolomit. I gjithë stafi i Klinikës Infektive duke filluar nga mjekët, infermierët, higjienistët, kuzhinierët dhe gjithë stafi shoqërues është në gjendje gatishmërie. Dhe të gjithë jemi në shërbim të qytetarëve për 24 orë. Për momentit fal angazhimit të drejtorisë të Shërbimit Spitalor dhe Ministrisë së Shëndetësisë situate është stabile nuk ka nevojë për panik.. 02’39. Moshat janë të ndryshme ka edhe mosha të reja 20 deri 30 vjeç, ka edhe mosha të vjetra kështu që janë të gjitha moshat e përfshira në Klinikën Infektive prej pacientëve që janë të trajtuar”, theksoi ajo.

Drejtoresha Ajazaj-Berisha tha se vazhdimisht kjo Klinikë është pajisur me terapitë e nevojshme që duhen për trajtimin e këtyre pacientëve.

Ajo theksoi se si Klinik Infektive janë të furnizuar edhe me pajisjet mbrojtëse të nevojshme për stafin mjekësor që janë vija e parë e frontit karshi kësaj pandemie.

“Ne përgatitjet i kemi filluar edhe shumë më herët, kështu që për momentin në Klinikën Infektive kemi masa mbrojtëse personale të sasi të konsiderueshme dhe jemi vazhdimisht në kontakt me Shërbimin Spitalor, drejtorinë dhe ministrinë e Shëndetësisë vazhdimisht janë duke u bërë përgatitjet dhe furnizime të vazhdueshme sipas nevojave të Klinikës Infektive edhe me barna jemi të pajisur kemi protokolle që po aplikohen edhe në shtetet tjera. Edhe ne kemi filluar me këto protokolle të reja dhe të gjithë pacientët janë sipas indikacioneve vendosen në terapi. Ka edhe pacientë që kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese, barna të veçanta jemi duke u munduar që kërkesat dhe nevojat e pacientëve të plotësohen gjatë 24 orëve, në mënyrë që ata të mos kenë nevojë të furnizohen nga jashtë. Çdo pacientë e ka terapinë adekuate të vetën konkrete për të cilën na nevojitet një kohë derisa të bëhet sigurimi I kësaj terapie “, tha Ajazaj-Berisha.

Ajazaj-Berisha për KosovaPress tregoi se kjo Klinikë aktualisht ka ekipe të mjaftueshme në dispozicion për tu dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës që preken nga koronavirus.

Ajo kërkoi nga qytetarët që me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës të respektohen masat e ndërmarra n ga IKSHP dhe Qeveria e Kosovës.

“Në gjithë territorin e Kosovës infektologët janë në numër të pakët. Në Klinikën Infektive jemi 21 infektologë, kemi angazhuar edhe të gjithë edhe kemi kërkuar edhe vullnetar që pritet të angazhohen në Klinikën Infektive, por për momentin në këtë situatë me ekipet mjekësore që kemi në dispozicion jemi mjaftueshëm që tu dalim në ndihmë qytetarëve në këtë situatë“, thotë drejtoresha e Klinikës Infektive.

Drejtoresha e Klinikës Infektive ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që kanë pasur kontakte me personat që kanë ardhur nga regjionet epidemike dhe kanë ndonjë simptomë të këtij virusi duhet të vizitohen nga ekipet mjekësore të Klinikës Infektive.

Kujtojmë ë që mbrëmë u konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus, të dyja raste kontakti të gjinisë femër, njëra me vendbanim në fshatin Vrapçiç-Gjilan e moshës 25 vjeçe dhe tjetra me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri e moshës 73 vjeçe

E me qëllim të pengimit të përhapjes së pandemisë COVID19 qeveria e Kosovë në bashkërendim me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ka ndërmarrë masa konkrete. Nga dje ka nisur edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në kohë të caktuara. Masë të cilën e kundërshtoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili bëri thirrje që kjo masë të mos respektohet as nga qytetarët por as nga organet kompetente.

Marketing