Kosovë: Tri viktima dhe 341 të prekur me koronavirus

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të mërkurën 341 persona të infektuar me koronavirus, pas testimit të 2,357 mostrave.

Marketing

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tri viktima me këtë virus.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç)”, është thënë në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën janë shëruar 207 persona, derisa raste aktive janë 6,560.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 61.086 persona të infektuar me këtë virus.

Prej tyre, 1,509 pacientë kanë vdekur.

Marketing