Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se sot do të protestojnë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.

Kjo organizatë iu ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve dhe të gjithë qytetarëve të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë, duke filluar nga ora 13:00.