Kosovë,shtyhet afati për tërheqjen e mjeteve të asistencës mujore

Zyrtarë të Thesarit të Kosovës kanë njoftuar të mërkurën se kanë shtyrë afatin për tërheqjen e mjeteve në vlerë të 130 eurove, të paraparë në Pakon Emergjente Fiskale.

Marketing

Përfitues të kësaj mase janë familjet të cilat nuk kanë të punësuar asnjë familjar, qoftë në sektorin publik apo privat dhe nuk pranojnë asnjë pagesë mujore nga buxheti i Kosovës.

Kujtojmë se Pakoja Emergjente Fiskale është miratuar nga autoritetet e Kosovës për të ndihmuar individët dhe bizneset e dëmtuara nga pandemia e koronavirusit.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Drejtori i Thesarit, Ahmet Ismaili ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se “shtyrja e afatit ka ndodhur për të shmangur çdo tollovi para zyrave postare”.

Pagesa prej 130 eurosh filloi t’iu shpërndahej qytetarëve më 12 gusht dhe radhë të tilla u krijuan edhe ditë më parë në këtë komunë në veri të Kosovës.

Në kuadër të Pakos Emergjente Fiskale, me shumën 130 euro përfitojnë mbi 27 mijë familje. Zbatimi i kësaj pakoje, për muajin prill, maj dhe qershor, u bë pasi më 30 korrik, u miratua rishikimi i buxhetit për vitin 2020.

Marketing